Përfaqësues të PDK-së e kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë , raporton InLajmi.
Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, thotë se ky ligj bie ndesh me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj BE-së përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
“Ky Ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe parimet evropiane për administratën publike”. /InLajmi/