Barrikada e vendosur për disa ditë rresht në fshatin Zupç të Zubin Potokut është larguar të premten nga disa persona.
Personat të cilët larguan kamionët e vendosur në rrugë kishin kapuça dhe një pjesë të fytyrës të mbuluar.
Ndryshe, kjo barrikadë është vendosur nga grupet kriminale të cilët veprojnë në veri të Kosovës, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, i dyshuar për sulm ndaj institucioneve të Kosovës, saktësisht zyrave të KQZ në veri të vendit, shkruan Telegrafi.
Edhe gjatë së enjte janë larguar barrikadat në Meradare dhe vendet e tjera, ku edhe ishin vendosur.