Me datë 30 dhjetor shënohet Dita e Veteranit, ditë kjo për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë për popullin e Kosovës, përcjell InLajmi.
Po në këtë ditë u zhvillua edhe beteja e parë e familjes Jashari kundër okupimit serb, me 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë.
Ndërsa këtë të premte ushtruesi i detyrës së OVL- UCK-së, Faton Klinaku bëri homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Njoftimi i plotë i tij:
Në nderim të 31 vjetorit të triumfit të familjes Jashari mbi forcat pushtuese serbe, që shënohet si ‘Ditë e Veteranit’ bëmë homazhe në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz.
Lavdi! /InLajmi/