Në Kosovë parashihet të mbajë mot mot stabil, me intervale të gjata kohore me diell, por edhe me vranësira të herëpashershme lokale. Mëngjesi parashihet të jetë i ftohtë dhe me mjegull e cila në disa lugina pritet të qëndrojë edhe paradite. Temperaturat pritet të lëvizin nga -1 deri në 12 gradë Celsius.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale e shumë rrallë në disa vise pritet riga krejtësisht të dobëta shiu. Temperatura deri në 10 gradë Celsius no zonat kontinetale e deri në 17 gradë Celsius në zonat mesdhetare.
Mot stabil dhe me alternime mes vranësirave e intervaleve kohore me diell nesër pritet edhe në Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore e Mal të Zi.
Mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme, pra pritet të kemi mot kryesisht stabil, me alternime mes mjegulles, vranësirave lokale e intervaleve kohore me diell.