Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se pikëkalimi kufitar në Merdare është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë, përcjell InLajmi.
Pak më herët u raportua se pikëkalimi kufitar është liruar nga barrikadat.
Ndryshe, gjatë ditës së mërkurë presidenti serb Aleksandar Vuçiq theksoi se barrikadat do të hiqen dhe se ka marrë garanci nga SHBA dhe BE për mosarrestimin e personave që vendosen barrikadat.
Njoftimi i plotë nga Qendra për Menaxhimin Kufitar:
Pasi që janë larguar barikadat e vendosura me datë: 27.12.2022, në kilometrin e 2-të nga Pikë Kalimi Kufitar “Merdare” në brendësi të territorit të Republikës së Serbisë, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë, se Pikë Kalimi Kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim është kthyer në normalitetit të plotë. /InLajmi/