Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar kryeministrin e vendit Albin Kurtin për situatën e krijuar në vend, përcjell InLajmi.
Ajo i drejtohet Kurtit duke ia rikujtuar kohën si opozitar e duke i thënë “a ëndrrove që je opozitë e me te dhezë sot me protestë, me mbush sheshin me pankarta “tradhtar”, “kriminelët në burg”, “Jo negociata, Vetevendosje!”
Musliu-Shoshi thekson se Kurti është një kryeministër, i cili nuk është në “ngjarje” se çfarë po ndodh në Kosovë, por vetëm po viktimizohet e vajton.
Postimi i plotë i saj:
Miremengjesi Albin!
A ëndrrove që je opozitë e me te dhezë sot me protestë, me mbush sheshin me pankarta “tradhtar”, “kriminelët në burg”, “Jo negociata, Vetevendosje!”
Mundesisht, bashkë me Xhelalin, me molotova me shkatërru pronen publike e me gurë me e godit policinë.
Po në realitet je kryeminister që nuk je “në ngjarje” çka po ndodh, ani pse e mban Këshillin e Sigurisë Kombëtare, e vet i emëron drejtorin dhe inspektorin e AKI-së. Prap viktimizohesh e vajton.
Militanta, kthjelluni, tash duhet me votu Albinin 80% që me pas mundësi krejt ndryshimet me i sjellë në kete vend, me i pru barrikadat deri në Prishtinë. /InLajmi/