Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, thotë se qeveria Kurti ka dështuar në politikë, ekonomi, diplomaci, siguri dhe shëndetësi, raporton InLajmi.
Tutje ai tha se Kosova momentalisht është duke kaluar një prej momenteve më të brishta që prej shpalljes së pavarësisë.
“Vlerësoj se duhet të bëjmë një bilanc të tërë vitit për të kuptuar më saktë se pse gjërat janë kështu siç janë sot, si dhe pse këto zhvillimet e fundit e dëshmojnë më mirë, se çdo gjë tjetër që Kosova është duke kaluar një prej momenteve më të brishta prej se është shpallur shtet i pavarur dhe sovran, e pa asnjë dyshim një moment të brishtë dhe të paprecedentë në 23 vitet e fundit të ekzistencës tonë si vend i lire, nuk as e lehtë dhe as dëshirë e jona që vitin 2022 të mos mund ta mbajmë në mend për gjëra të mira”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi thekson se Qeveria Kurti do të mbahet mend për 3 gjëra, e që janë ajo e stagnimit ekonomik, i pasigurisë sociale dhe dështimit politik.
“Me Qeverinë Kurti një na kishin treguar se çfarë na pret. Ky shtet do të mbahet mend me 3 karakteristika atë të stagnimit ekonomik, vit i pasigurisë sociale dhe një i dështuar për politikën e shtetit”, ka thënë Krasniqi. /InLajmi/