Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se krizat në Bosnje dhe në veri të Kosovës, bashkë me përpjekjen për të zgjedhur një qeveri në Mal të Zi, janë dëshmi e kthimit të historisë për shkak të përpjekjeve hegjemonike serbe në Ballkan, përcjell InLajmi.
Hoxhaj tha se dikush në Bruksel të paktën t’i lexojë lajmet nëse BE ka dështuar të veprojë politikisht.
Ai të gjitha veprimet e Serbisë në veri të Kosovës, krizat në Bosnje dhe përpjekjet për zgjedhjen e një qeverie në Mal të Zi i konsideron si dëshmi të kthimit të historisë.
Postimi i plotë i tij:
Krizat në Bosnjë dhe në veri të Kosovës, së bashku me përpjekjen për të zgjedhur një qeveri në Mal të Zi, janë dëshmi e kthimit të historisë për shkak të përpjekjeve për hegjemoninë serbe në Ballkan! Ndoshta dikush në Bruksel të paktën t’i lexojë lajmet nëse BE ka dështuar të veprojë politikisht./InLajmi/