Pas medaljes së artë në Lojërat Olimpike në vitin 2008, Lionel Messi dhe Angel Di Maria kanë fituar së bashku trofeun e Kupës së Botës “Katar 2022”.
Messi dhe Di Maria tani janë bërë lojtarët e vetëm që e kanë arritur këtë sukses që prej Luftës së Dytë Botërore.
Lionel Messi dhe Angel Di Maria u bënë këtë vit lojtarët e 12-të dhe 13-të në histori të futbollit që kanë fituar Lojërat Olimpike dhe Kupën e Botës.
14 vite para triumfit në Katar, Kombëtarja e Argjentinës e fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të vitit 2008, shkruan lajmi.net.
Të gjithë 11 lojtarët e mëparshëm (7 nga Uruguai dhe 4 nga Italia) e kanë arritur këtë sukses para fillimit të Luftës së Dytë Botërore.