Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se gjendja në veri po kthehet në normalitet si rezultat i diplomacisë dhe durimit të partnerëve, përcjell InLajmi.
Haziri tha se vendimi i largimit të barrikadave nuk ishte në dorën e Albin Kurtit e as të Aleksandër Vuçiqit, sipas tij ata shkaktuan kaosin e inatit por partnerët e popullit të Kosovës me diplomaci kanë normalizuar deri në krizën tjetër e cila do të prodhohet prap.
Ai gjithashtu shtoi se barrikadat si mjete presioni janë të papranueshme dhe se vetëm dialogu zgjidh problemet në mes 2 vendeve.
Postimi i plotë i tij:
Veriu i Kosovës nga jonormalja drejt normales për shkak diplomacisë dhe durimit. Vendimi nuk ishte as në dorën e Kurtit e as të Vuçiqit. Ata shkaktuan kaosin e inatit, por partnerët e popullit të Kosovës, me durim dhe diplomaci, filluan normalizimin deri në krizën tjetër që do ta prodhojnë prapë!
Barrikadat, si mjete presioni, të papranueshme. Dialogu zgjidh probleme!/InLajmi/