Ish-policit Detjan Pantiq i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak, kjo është konfirmuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicën e Veriut, përcjell InLajmi.
Në lidhje me këtë vendim reagoi ashpër edhe Minstrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Donika tha se vendimi i sotëm për dërgimin në arrest shtëpiak të personit të dyshuar për terrorizëm shënon një goditje të rëndë për kredibilitetin edhe ashtu shumë të dëmtuar të prokurorisë dhe gjykatave në Kosovë.
Më tej ajo shtoi se vetingu është i domosdoshëm.
Postimi i plotë i saj:
Vendimi i sotëm për dërgimin në arrest shtëpiak të personit të dyshuar për terrorizëm shënon një goditje të rëndë për kredibilitetin edhe ashtu shumë të dëmtuar të prokurorisë dhe gjykatave në Kosovë.
Prandaj vetingu është kaq i domosdoshëm. Të gjithë ata, brenda dhe jashtë vendit, të cilët përpiqen të na bindin se është i panevojshëm, sot kanë marrë përgjigjen përfundimtare.
Drejtësi dhe barazi para ligjit, ky është shteti ligjor. /InLajmi/