Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që t’i ftojë në takim krerët e partive politike për të përçuar një mesazh të bashkimit dhe unitetit politik karshi gjendjes në veri, raporton InLajmi.
Tahiri thotë se planet djallëzore të Serbisë i kanë kaluar vijat e kuqe.
“Megjithatë, tema e parë të cilën dua ta adresoj sot lidhet me shqetësimet që AAK-ja i ka në raport me gjendjen në vend, e cila është shumë serioze dhe kërkon përgjegjësi institucionale dhe veprim shtetëror. Në emër të AAK-së e ftoj kryeministrin Kurti që urgjentisht të thërrasë në një takim krerët e partive politike parlamentare, për të diskutuar dhe për të çuar një mesazh të bashkimit dhe unitetit politik karshi gjendjes në vend. Planet djallëzore të Serbisë, tani më i kanë kaluar vijat e kuqe, si rrjedhojë, uniteti në këto situata është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, tha Tahiri.
Tutje ai theksoi se temat e sigurisë kanë qenë preokupim dhe angazhim i vazhdueshëm i AAK-së. /InLajmi/