Aeroporti i Prishtinës është mbyllur përkohësisht për shkak të kërcënimit me bombë që mori këtë të mërkurë, përcjell InLajmi.
Nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se janë ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, dhe për shkaqe sigurie është mbyllur përkohësisht aeroporti.
Tutje në njoftim thuhet se rasti është duke u hetuar dhe janë duke u ndërmarrë masat e sigurisë.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Për shkak të një kanosjes me mjete shpërthyese mbyllet përkohësisht aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë
Prishtinë, më 28 dhjetor 2022
Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.
Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.
Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim. /InLajmi/