Në janar të këtij viti, nga aktorët e Teatrit Kombëtar të Prishtinës në Prizren, u vu në skenë vepra e më e re e dramaturgut të njohur prizrenas Osman Goranci “Një jetë tjetër”, me regji të Kemajl Ryshës. Në majin nëntor Goranci fiton Çmimin e tretë në konkursin për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi 2022”, ndërsa këto ditë, në përfundim të këtij viti kjo dramë e pa edhe dritën e botimit nga shtëpia botuese “Fidani”, shkruan InLajmi
Njeriut i mbetet të shpresojë se mund t’i përmirësojë gabimet e kësaj jete me një jetë tjetër. Kjo është edhe porosia e dramës më të re të Osman Gorancit, e cila me dritëhijet e saja na sjell ngjarje të mbështjella me psikologji të thellë dhe duke shteruar nivele të ndryshme dashurie.
Drama fillon me shpërthimin e një orteku kujtimesh dhe hidhërimi nga ana e Norit, për gruan e tij Ronën, shkrimtare dhe poete në zë, e cila para trembëdhjetë vjetësh, e kishte baraktisur atë. Nori Ora, aktor me perspektivë, që në fillim të karierës si aktor skene, kishte luajtur rolin kryesor në dramën e Ronës, “I humburi”, dramë që kishte fituar çmimin e parë në Konkursin e Teatrit Kombëtar.
Aty takohen dhe lind dashuria e cila që në dukje të parë si Norit ashtu edhe Ronës u dukej, diç e magjishme dhe hyjnore. Mirëpo, pas disa vjetësh, i mbërthyer me ëndrrën e të qenit aktor me famë, Nori nuk dëshiron që këtë ëndërr t’ia prishte Rona, e cila ngulte këmbë të bëhet nënë, të lindë fëmiun e tyre!… Frika nga shtazënia saj, dalëngadalë u bë semundja e tij, ngase nuk kishte dëshirë që ta ndaj Ronën me askë. As me foshnjen që dëshironte ta lindte. Kështu, gjatë këtij konflikti këta, dashurinë e tyre, e lënë pas dore dhe pas zotërues.
Ishte mbrëmje me shi, kur Nori pasi e blen librin më të ri të Ronës, një shishe konjak dhe barnat për nënën e sëmurë, kthehet në shtëpi. I lodhur nga jeta që e jetonte dhe nga alkooli, ai fillon t’i flas pasqyrës dhe fotografive në kornizë të gruas e të nënës së tij, duke e kujtuarr natën kur Rona kishte dalur nga dera e apartamentit dhe nuk ishte kthyer kurrë më.
Në një moment, i “nxehur” nga kujtimet dhe alkooli, Nori i shtyp numrat e celularit të Ronës, të cilat i kishte marrë tinëza nga notesi i nënës së tij, zonjës Lea, me të cilën ajo kontaktonte edhe e ndihmonte edhe materialiasht. Përkundër tensioneve që paralajmërojnë një fund të pafund të një martese dikur të lumtur, tashmë, çdo gjë merr kahjen e ribashkimit të tyre, Por, me kalimin e kohës si Rona ashtu e Nori, e kuptojnë një të vërtetë të tmershme që; “koha ikën dhe nuk kthehet dot”.
2. Pas një sëmundjeje të rëndë, një natë të turbullt dhe me shi, Rona vdes gjatë bisedës telefonike me Norin. Me të kuptuar çfarë ndodhi me të, edhe Nori përjeton infarkt dhe vdes. Kështu këta, largohen nga kjo jetë me shpresë të bashkimit të shpirtrave të tyre, në një jetë tjetër, në amshim!…
Të shtojmë se drama “Një jetë tjetër” është libri i tetë i autori Osman Goranci, i cili edhe është laureat i Çmimeve të shumta kombëtare dhe mbarëkombëtare, kurse teatro të shumta në vend, i kanë jetësuar në skenë njëmbëdjetë drama dhe komedi. / InLajmi/