Mbrëmjën e së martës në pikën kufitare në Merdarë nga ana e Serbisë u bë e ditur që janë vendosur barrikada duke ua pamundësuar bashkëatdhetarëve ardhjen në Kosovë nga kjo pike, përcjell InLajmi.
E kështu atyre iu desh patjetër shrytëzimi mënjëhershëm i ndonjë rrugë tjetër alternative e që ajo ishte pika kufitare tek Dheu i Bardhë, e cila tani paraqitet si më e ngarkuara.
Tek kjo pikë koha për të hyrë e për të dal shkon deri në 10-15 minuta.
Derisa përveç Merdarës, të mbyllura janë edhe pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar./InLajmi/