Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, para kabinetit qeveritar ka folur për situatën e tensionuar në veri dhe vendosjen e barrikadave, raporton InLajmi.
Kurti thotë se vendosja e barrikadave në veri është veprim i paligjshëm, i cili nuk do të tolerohet.
Tutje, ai njoftoi se KFOR-it i është dhënë hapësirë dhe kohë për të vepruar, megjithëse tha ai se kjo kohë po kalon me shpejtësi.
“Vendosja e barrikadave në rrugë, është veprim i paligjshëm dhe nuk do të tolerohet. Në përputhje me vlerësimin e sigurisë, ne i kemi dhënë kohën dhe hapësirën KFOR-it për të vepruar, por sigurisht se kjo kohë po kalon me shpejtësi”.
Sipas Kurtit, nuk mund të qëndrojë edhe parimi i lëvizjes së lirë dhe barrikadat në veri.
“Nuk mund të qëndrojnë edhe parimi i lëvizjes së lirë, edhe barrikadat në rrugë”.
Ndryshe, gjatë ditës së martë janë vendosur edhe 2 barrikada të reja në lokacione të ndryshme në veri të Kosovës. /InLajmi/