Kryeministri Albin Kurti, foli për riemërimin e Arben Vitisë në krye të Ministrisë së Shëndetësië ku tha se vendimet duhet janë në përputhje me ligjin dhe në interes të publikut, raporton InLajmi.
“Tash e kemi ministër sërish Arben Vitinë, është hera e tretë që e emëroj, dhe e treta e vërteta mbase. Andaj ne duhet ta mbrojmë interesin publik, atëherë kur ky nuk është rasti”, deklaroi Kurti.
Më tej ai tha se për këtë çështje konkrete besoj që Ministria, Qeveria shumë shpejt do ta kenë qëndrimin e vet.
Rikujtojmë se riemërimi i Arben Vitisë si ministër i shëndetësisë vie disa muaj pas dorëheqjes së Rifat Latifit nga kjo pozitë. /InLajmi/