Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli rreth dërgimit në arrest shtepiak të dyshuarit për terrorizëm, Dejan Pantiq, arrestim i të cilit nxiti ngritjen e barrikadave në vëri, raporton InLajmi.
“Unë nuk e di këtë çështjen gjyqësore, procedurale të atij që është i pandehur dhe mbahet në Jarinje për shkak se nuk mund të dërgohej në burg zyrtar. Ai e ka statusin e të paraburgosurit por njëkohësisht është i pandehur për terrorizëm”, deklaroi Kurti.
Më tej Kurti u shpreh I habitur dhe kurreshtarë ta di se cili është ai prokuror dhe ai gjyqtar që kanë marrë këtë vendim.
“Ishte grevë në të urisë dhe kishte probleme në zemër, mund të dërgohej në spital, a është e arsyeshme e vendos gjyqësori, por kur kemi akuzë për terrorizëm, të dërgohesh në arrest shtëpiak, unë jam shumë kurreshtar ta di se cili është ai prokuror që bën këtë kërkesë, dhe cili është ai gjyqtar që e aprovon”, shtoi ai. /InLajmi/