Lëshimi në arrest shtëpiak i ish-policit, Dejan Pantiq ka ngritur Kosovën në këmb e sidomos krerët institucional të cilët nuk po hezitojnë të reagojnë, përcjell InLajmi.
Deputeti i partis në pushtet, Haki Abazi ka dalur më qëndrim kundër vendimit të bashkëpartiakëve ku ka thënë së lëshimi i ish-policit është dështim i gjithë zingjirit institucional.
Ndër të tjera Abazi ka thënë së pushtetin dhe besimin si parti e kanë marrë për të bërë ndryshime e jo për të toleruar avazitin e vjetër.
Postimi i plotë i tij:
Ka rëndësi veprimi jo deklarimi dhe frazat.
Reformimi i qeverisë dhe reformimi i gjyqësorit është imperativ urgjent dhe prioritet .
Lëshimi i Pantic në arrest shtëpiak është dështim i gjithë zingjirit institucional.
Nuk bëhet shteti me njerëz që kanë privatizuar e kanë kriminalizuar sektorët vital në të kaluarën.
Ne kemi marrë besimin për ndryshim dhe jo tolerim të avazit të vjetër.
Sa bëni luftë e linçim të atyre që nuk mendojnë njejtë dhe angazhoni luftë speciale kundër atyre që nuk mendojnë sikur Mihaili do të duhej të sqaroni pse keni adaptuar metodat e njejta sikur këta që ishin në qeverisje të vendit deri para 2 viteve!/InLajmi/