Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se situata në veri po bëhet gjithnjë e më serioze dhe më e komplikuar, raporton InLajmi.
Ai i bën thirrje presidentit serb Aleksandar Vuçiqit, që t’i tërheqë njerëzit e tij nga veriu.
“Situata në veri të Kosovë po bëhet gjithnjë e më serioze dhe më e komplikuar. Platforma luftënxitëse e Vuçiqit dhe njerëzve të tij të instaluar në veri, po i kalon vijat e kuqe. Ai duhet urgjentisht t’i tërheq njerëzit e tij nga veriu dhe urdhërojë heqjen e barrikadave e t’i kthehet tryezës së bisedimeve”.
Sipas Haradinajt, Vuçiq nuk mund ta sfidojë Kosovën, pasi siç thekson ai, Kosova është e përcaktuar për paqe.
“Ai nuk mund ta sfidojë Kosovën e përcaktuar për paqe. Logjika që me mjete ushtarake të krijohet pozicion më i fortë për marrëveshjen për njohje të ndërsjellë në raport me Kosovën, është kapitull që është mbyllur në vitin 1999’, tha Haradinaj.
Tutje kreu i AAK-së thotë se as Kurti as qeveria e tij nuk po veprojnë drejt.
“Fatkeqësisht as Kurti e as njerëzit e tij nuk janë duke vepruar drejt. Veprimet dhe deklarimet e pamatura të tyre, në vazhdimësi e specifikisht në këtë 3 muaj, veç sa e kanë bërë situatën më të rëndë. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, nuk është palë, prandaj edhe nuk mund të konsiderohet si i tillë”. /InLajmi/