Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri të vendit që po bëhen nga banda kriminale atje, përcjell InLajmi.
Osmani tha se sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën, dhe se qëllimet e saj që nga vitet e 90-ta nuk kanë ndryshuar.
Ajo gjithashtu shtoi se demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotrojë dhe Serbia do të dështojë në të gjitha tentativa për destabilizim të situatës në Kosovë.
Postimi i plotë i saj:
Sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës, nga bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiq, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën. Lidershipi e Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet ’90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata do të dështojnë. Demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë/InLajmi/