Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Andi, i ka propozuar banorit tjetër të kastit Stresit, që të shkruajnë një libër të titulluar “Të qenit i vërtetë”.
“Qa thua ta shkruajmë një libër, por bashkërisht e kisha propozuar ‘Të qenit i vërtetë’, a po të pëlqen si ide?”, e ka pyetur Andi Stresin.
Stresi e ka përkrahur idenë e Andit, shkruan KlanKosova.
“Të qenit i vërtetë është lufta më e madhe në këtë jetë dhe që e kalon ditë për ditë. Të qenit i natyrshëm dhe i vërtetë s’është luftë e lehtë. Kështu që do të vdesim duke e provuar këtë luftë. Edhe nëse s’ia dalim, drejtësinë do ta luftojmë deri në fund”, ka thënë Stresi pos tjerash.