Ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj reagoi në lidhje me riemërimin e Arben Vitisë si ministër i shëndetësisë, përcjell InLajmi.
Zemaj tha se Ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon me të dhe se dështimi e degradimi vazhdon.
Tutje ai tha se Zoti i ruajt mjekët e infermierët e mbetur në vend si dhe pacientët që kanë nevojë për shërim.
Postimi i plotë i tij:
Ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon. Qasja nuk ndryshon. Ndaj, dështimi e degradimi vazhdon.
Zoti i ruajt mjekët e infermierët e mbetur në vend si dhe pacientët që kanë nevojë për shërim! /InLajmi/