Sulmin e kësaj të hënë ndaj gazetarëve në Zubin Potok dhe të gjitha sulmet e tjera që u janë bërë gazetarëve gjatë këtij muaji i reagoi ambasada amerikane, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit thuhet se mediat duhet të lejohen të punojnë të lira nga kërcënimet për dhunë dhe frikësim.
Më tej në reagimin e ambasadës thuhet se një shtyp i lirë dhe i pavarur është baza e demokracisë.
Reagimi i plotë i ambasadës:
Shtetet e Bashkuara i bashkohen Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian në Kosovë, duke e dënuar fuqishëm të fundit nga një seri sulmesh ndaj gazetarëve kosovarë. Mediat duhet të lejohen të punojnë të lira nga kërcënimet për dhunë dhe frikësim. Një shtyp i lirë dhe i pavarur është baza e demokracisë”, thuhet në reagimin e ambasadës /InLajmi/