Udhëhoqi për një kohë Lëvizjen Socialiste për Integrim, LSI, por ia ktheu mandatin e udhëheqjes të shoqit Ilir Meta këtë vit, për të vazhduar ajo me programin e saj ndryshe nga të qenit kryesuese e një partie, shkruan InLajmi.
Për më tepër, duket se Kryemadhi tani i ka rënë “pikës” dhe po e jeton jetën më ndryshe, më lirshëm e më e relaksuar.
Përveç se i është kushtuar plotësisht jetës personale, ajo duket sikur ka rilindur dhe shijon çdo gjë, madje është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, derisa poston foto, video nga aktivitete e të shumta e të ndryshme, nga jeta e saj personale.
Kështu zonja Kryemadhi, së fundi, me një foto të postuar në rrjetet sociale, sikur përçon mesazhin se jeta duhet shijuar në sekond e minutë e me gjëra të ndryshme.
Pra pikërisht në ditën e Krishtlindjes, Monika në foto shihet me kitarë në dorë, ndërsa shkruan: “Shijojeni jetën, jinni të lumtur”./InLajmi/