Në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë u hap kursi i 52-të i Avancuar i Nënoficerit, i përbërë nga 55 kursantë, ku 6 prej tyre janë nënoficerë të FSK-s, përcjell InLajmi.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj cili tha se krah për krah si një trup i vetëm studiojnë nënoficerët e forcave tona me vëllezërit e motrat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Më tej ai i falënderoi ministrinë dhe forcat shqiptare për gjithë mbështetjen në profesionalizmin në veçanti, si dhe zhvillimin dhe forcimin e Ushtrisë sonë në përgjithësi.
Njoftimi i plotë i tij:
Krah për krah si një trup i vetëm studiojnë nënoficerët e forcave tona me vëllezërit e motrat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë u hap kursi i 52-të i Avancuar i Nënoficerit, i përbërë nga 55 kursantë, ku 6 prej tyre janë nënoficerë të FSK-së.
Suksese të gjithëve bashkë me mirënjohjen e falënderimin vëllazëror për ministrinë dhe forcat shqiptare për gjithë mbështetjen në profesionalizmin në veçanti, si dhe zhvillimin dhe forcimin e Ushtrisë sonë në përgjithësi.
Së bashku jemi giithmonë më të fortë! /InLajmi/