Elida Kaci ka surprizuar motrën e saj, Miranda Kastratin, të cilën kishte 4 vite pa e takuar. Ajo ka shkuar menjëherë e sapoardhur nga Italia, në vendin e punës së saj dhe e veshur si Babagjysh e ka befasur. Në këtë moment, Miranda ka shpërthyer në lot dhe ky çast prekës është bërë viral në rrjet.
“E ndjeja po nuk ma merrte mendja që ishte motra Babagjyshi. E ndjeja që motra do vinte po për Krishtlindje, jo ditë përpara.
Ne kemi edhe një motër tjetër më të vogël, po jemi më të lidhura. Ne jemi gjithsej 5 fëmijë. Po Miranda ka vuajtur pak më shumë se është më e madhja, është kujdesur shumë për ne. kjo kur ika unë në Itali, u prek shumë, e përjetoi shumë largimin tim, shkruan ABC News.
Unë kam punuar çdolloj pune në Itali. Tani do të qendroj vetëm për festa në Shqipëri sepse kam fëmijët dhe jam në punë andej”, u shpreh Elida.