Në mesin e shumë reagimeve nuk mungoi edhe reagimi i deputetit Haxhi Avdyli, i cili ndryshe nga opozita e mirëpret emërimin e Arben Vitisë në krye të shëndetësisë, përcjell InLajmi.
Avdyli tha se mirëpret lajmin për emërimin Arben Vitia si ministër të shëndetësisë, duke shtuar se tani shëndetësia ka adresë politike.
Për më tepër deputeti i Listës “Guxo” premton se do ta ndihmojë ministrin Vitia që shëndetësia e vendit të avancojë.
Reagimi i tij i plotë:
E mirëpres lajmin për emërimin Arben Vitia si ministër të shëndetësisë.
Tani shëndetësia ka adresë politike.
Por sukseset në reformimin e sistemit, e rritjen e cilësisë së shërbimeve, mbetet përgjegjësi e të gjitha hallkave e akterëve kudo që janë, qofshin menaxherë, OJQ, ekspertë, politikanë në pozitë, bile edhe atyre në opozitë.
Si ne të kaluarën, edhe tash, ne do jemi bashkë për të avancuar reformimin e sistemit tonë të brishtë shëndetësor. /InLajmi/