Ish-ministri për Kthim dhe Komunitete, Milazim Gashi ka thënë se Serbia përmes barrikadave tash e më shumë se 2 javë në pikat kufitare me Kosovën, po tenton ta destabilozojë situatën në vend.
Gashi u shpreh optimist se situata me barrikada do të ndryshojë së shpejti.
Ai ka akuzuar presidentin serb, Vuçiq që sipas tij, ende vazhdon ta aplikojë sistemin e Millosheviqit.
Sipas tij, misioni paqëruajtës i KFOR-it, pavarësisht mandatit të tij i ka të rezervuara ndërhyrjet brenda territorit të Kosovës, shkruan Gazeta10.
“KFOR-i ka përgjegjësi ligjore, por të rezervuar për ndërhyje brenda territorit të Kosovës. Me një eksperiencë që ka KFOR-i, besoj se këtë situatë do ta zhbllokojë. Është e pamundur që me qeverinë e Vuçiqit të bëhet ndonjë kompromis. Kjo për shkak se barrikadimi i sistemit të tij në Serbi janë të bllokuar për shkak të krimit të organizuar. Vuçiqi nuk ka kapacitete të largohet prej sistemit të Millosheviqit. Ka qarqe të sigurisë e sektoreve tjera, s’kanë mundësi ta destabilzojnë Kosovën. Serbia e ka të pamundur të qaset në sistemet e Kosovës. Aleternativa e vetme ka qenë kjo. Ky ka qenë një skenarë i Vuçiqit, e që do t’i faturohet ndonjë Qeverie të Kosovës. Serbia në zinxhirin e vet ka tri brigade që janë të përqëndruara sa i përket koordinimit për Kosovën. I ka pasur edhe në ish-sistemin e Jugosllavisë” , tha Gashi.