Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku të lënduar kanë mbetur 4 persona, përcjell InLajmi.
Në këtë aksident janë përfshirë 4 automjete, personat të cilët ishin të involvuar në aksident kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, kështu ka bërë të ditur për Gazetën InLajmi, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
”Rreth orës 12:00 kanë pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 4 automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./InLajmi/