Dalëngadalë po i vjen edhe fundi i Kampionatit Botëror të Katarit.
Nesër do të zhvillohet ndeshja për vendin e 3-të mes Kroacisë dhe Katarit nga ora 16:00.
Kurse, Botërori do të kulmojë të dielën me finalen e madhe mes Argjentinës dhe Francës, që nis nga ora 16:00.
Fituesi i këtij Botërori do të fitojë 41 milionë euro, kurse nënkampioni do të shpërblehet me 29.2 milionë euro, shkruan Gazeta Express.
Vendi i 3-të do të marrë 27 milionë euro, kurse vendi i 4-ërt 3 milionë më pak, 24 gjithsej.