Një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Lajmin për aksidentin e ka kofirmuar për Gazetën InLajmi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime.
Nga Policia njoftuan se këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor. /InLajmi/