Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të premten në Kuvend foli rreth situatës në Veri dhe zgjedhjeve që do mbahen atje, raporton InLajmi.
“Policia e Kosovës, organet e sigurisë asnjëherë nuk ndjekin, përndjekin ndokënd në baza etnike, fetare apo të tjera. Por vetëm sipas sjelljeve dhe veprimeve të tyre individuale. Policia e Kosovës kurrë nuk është e nxitur, orientuar kundër serbëve. Përkundrazi ajo ka një konsideratë shtesë për serbët e Kosovës, pikërisht për shkak të keqinterpretimeve që bëhen nga fqinji ynë verior”, deklaroi ai.
Po ashtu Kurti shtoi se Qeveria e Kosovës ka synim korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe jo atë që po thotë Serbia dhe se dallimi etnik instumentalizohet nga Beogradi. /InLajmi/