Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë, ka vrarë veten, përcjell InLajmi.
Sveçla bëri të ditur se edhe përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes ka vrarë veten.
Gjithashta ministri ka premtuar se do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së të dyshuarit.
Postimi i plotë i tij:
Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.
Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit. /InLajmi