Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në mbledhjen e 2 kuvendeve ai i Shipërisë dhe Kosovës në vazhdimësi të fjalimeve ka folur në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë duke thënë se është koha më shume së kurrë që hapat mes 2 shteteve të jenë një, raporton InLajmi.
Sveçla tha s e përvoja si komb nuk ka e qetë duke përjetuar shumë sfida në rrugëtimin e krijimit si shtet.
“Pëvoja jonë si shqiptarë nuk ka qenë e qetë, ne nuk përjetuam periudha të gjata e të qeta të ndërtimit të shtetit tonë. Ne pësuam më shumë se kushdo, por përpjekjet dhe sakrificat nuk u ndalën deri sa e çliruam edhe Kosovën”, tha Sveçla.
“Ne vepruam si një popull, edhe pse në troje të ndara, dhe sot ne kemi realizuar një shtetim të madh të shqiptarëve”.
Ai shtoi se si 2 kuvende si 2 qeveri duhet të thellojnë akoma më shumë bashkëpunimin.
“Ashtu siç po i shtojmë e thellojmë marrëveshjet e bashkëveprimit mes nesh, tani është koha më shumë se kurrë që hapat tanë të jenë njo, që mbërrithja jonë drejt qëllimit të jetë sa më e shpejtë” /InLajmi/