Këshilli Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me gjykatat kanë vendosur që të pezullojnë bashkëpunimin me përfaqsuesit e Qeverisë së Kosovës, kjo vjen pas vendimit të qeverisë për ulje të pagave ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, raporton InLajmi.
Këtë gjë e ka bërë të ditur, kryesuesi i KGJK-së Albert Zogaj ku tha se nëse vendimi për ulje të pagave nuk anulohet nga qeveria, atëherë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të ketë masa të tjera.
“KGJK dhe gjykatat pezullojnë bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e çdo organizimi apo ku janë pjesëmarrës përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovë. Nëse nuk e anulon vendimin, KGJK do të vendosë më 8 dhjetor për masat e tjera”,ka thënë Zogaj.
Zogaj, po ashtu ka tha vendimi i qeverisë për ulje të pagave ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve është në kundërshtim me kushtetutën.
“Disa arsye për këtë vendim qëndron se vendimi i qeveris për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet dhe me parimet ndërkombëtare. KGJK ka qenë i detyruar të marrë këtë vendim. I bëjmë thirrje Qeverisë që të reflektojë sepse vendimi i sotëm i Qeverisë është në kundërshtim me të gjitha aktet”, u shprehnë fund Zogaj.
Ndryshe, qeveria gjatë të mërkurës mori vendim për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë./InLajmi/