Qeveria e Kosovës saktësisht kryeministri i vendit Albin Kurti “më në fund” i është bindur kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtyrje të afatit për targat ilegale.
Kurti ka njoftuar të hënën se afati është shtyrë për 48 orët e ardhshme ashtu siç kanë kërkuar zyrtarë të lartë të SHBA-së.
Aktualisht nuk ka zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat ilegale por që amerikanët kanë kërkuar këtë kohë shtesë në mënyrë që palëve t`iu mundësohet gjetja e një zgjidhjeje. Për këtë situatë ka folur ish ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu.
Veliu që aktualisht është deputet I Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvend ka thënë se kryeministri Albin Kurti është dashur qysh moti t`i bindet kërkesës së amerikanëve, si vendi më aleat i Kosovës. Ai ka pasur edhe disa këshilla për shefin e ekzekutivit.
“Atë çka është dashur ta bëj me kohë, ta dëgjoj këshillën, kërkesën e SHBA-ve per shtyrje! E jo të bëj veprime të këtilla jo burrërore!”, tha Veliu, ish- ministri i Punëve të Brendshme në një deklaratë për Gazetën Blic.
Veliu ofron disa këshilla për kryeministrin Kurtise si të veproj në situatën që gjendet veni.
“Të sillet në raport me pozicionin dhe përgjegjësinë që e ka”, është shprehur Veliu.
Kosova dhe Serbia gjatë ditë së djeshme për më shumë se tetë orë nuk kanë arritur pajtim në Bruksel për çështjen e targave ilegale KM, PR e të tjera.
Të dyja palët Kosova dhe Serbia kanë akuzuar njëra tjetrën për mos konstruktivitet por që ka qenë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian Joseph Borrel që ka kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit të vendit Albin Kurti gjatë takimit Kurti -Vuçiq-Borrel-Lajçak.