Lideri për Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, duket të jetë “mllefosur” me Bashkimin Evropian për vendimin e marrë të marten që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi në vitin 2024, përcjell InLajmi.
Sipas tij kjo qasje evropiane ndaj Kosovës është e tepërt duke theksuar kjo tregon mos respekt për qytetarët kosovar.
Kryetari i AKR-së, tha se më se e tepërt është që kosovarët vazhdojnë të mbeten të izoluar duke qenë në mes të Evropës.
Ai theksoi se qytetarët ndërsa kanë qenë të duruar tash sa vite presin edhe një vit, por pyet ai se çfarë do të ndodhë pas një viti.
I par i AKR-së, tha se ishte dashur që Shqipëria të lëshoj pasaporta për kosovarët masovikisht, ashtu siç ka bërë Rumania ndaj qytetarëve moldav.
Postimi i plotë i tij:
Liberalizimi i vizave për Kosovën vetëm në janar 2024 është e tepërt!! Pa asnjë respekt për qytetarët kosovarë, në mes të Evropës, qytetarë që vazhdojnë të mbahen të mbyllur, pa asnjë arsye. Gjithë kjo shtyrje e pritje për qejfin e dikujt që Kosovën as nuk e ka njohur si shtet të pavarur. Sinqerisht turp!! Tani mos të flasim për vlera demokratike. Qytetarët e Kosovës do të presin edhe një vit por çka do të ndryshon, çka do të jetë ndryshe pas një viti? Mendoj që nga fillimi është dashtë që Shqipëria të lëshon masovikisht pasaporta edhe për qytetarët tonë, atë që e ka bërë Rumania për Moldavinë./InLajmi/