Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi dhe drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, tha se për të gjetur zgjidhje për situatën aktuale për targat ilegale, në bisedimet në Bruksel duhet të përfshihet edhe NATO-ja, përcjell InLajmi.
Sipas tij zgjidhja e çështjes së targave duke pasur parasysh paramilitarë të Serbisë në veri nuk është zgjidhje por një iluzion.
Për më tepër Peci thotë se tolerimi i Serbisë me paramilitarë dhe kërcënime ushtarake në veri të Kosovës, vetëm sa e dobëson kredibilitetin e NATO-s.
Sipas tij kjo situatë më shumti i bënë shërbim Rusisë.
Ai kujtoi se prezenca e KFOR-it në veri nuk është në shërbim të agjendave ditore të Qeverisë.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Formimi dhe operimi i Brigades se Veriut ne veri te Kosoves, me “gjeneral Radojcicin” ne krye, te cilen ne Kuvendin e Serbise vet Vucici e glorifikojte, eshte nje shkelje blatante e Marreveshjes se Kumanoves dhe vet Rezolutes 1244.
Tolerimi i Serbise me paramilitare ne veri dhe kercenime ushtarake ne veri te Kosoves, vetem sa e dobeson kredibilitetin e NATO-s, dhe me se shumeti i bene sherbim Rusise.
Per te zgjedhur situaten e tanishme, ne negociatat ne Bruksel duhet te kycet edhe NATO-ja, sepse zgjidhja e ceshtjes se targave duke pasur paramilitare te Serbise ne veri, nuk ofron zgjidhje, por do te ishte vetem nje iluzion.
Kosova duhet te kete ne plan te pare sigurine e qytetareve ne veri, sidomos qe deri me tani nuk ishte ne gjendje t’i mbroje ata qe i konvertuan targat ne RKS. Kjo siguri, dhe me kete edhe forcimi i rendit e ligjit e sovranitetit, nuk mund te arrihet pa plan te perbashket me SHBA dhe BE-ne.
Ne fund edhe nje gje duhet ta kemi te qarte dhe ate qe prezenca e KFOR-it nuk eshte ne sherbim te agjendave ditore te Qeverise se Kosoves, por per ruajtjen e paqes dhe sigurise ne vend. Kur keto agjenda koincidojne njera me tjetren, eshte deshmuar se situatat jane zhvilluar ne dobi te Kosoves./InLajmi/