Banorët në pjesën perëndimore të New York-ut janë goditur nga një stuhi masive bore, që ka mbyllur rrugët, ka ndaluar qarkullimin e automjeteve dhe ka anuluar fluturimet fundjavën para festës së Falënderimeve.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit deri të premten në mbrëmje, mbi 1.5 metra dëborë kishte mbuluar rrugët në qytetin e Orchard Park, NeW York. Ndërsa reshjet e borës u intensifikuan, 2 banorë të qarkut humbën jetën në një përpjekje për të pastruar terrenin nga bora.
“Ne dërgojmë ngushëllimet tona më të thella dhe i kujtojmë të gjithëve se kjo borë është shumë e rrezikshme,” tha ekzekutivi i qarkut, transmeton CNN.
Sinoptikanët dhe zyrtarët kanë dhënë alarmin për natyrën kërcënuese për jetën të kësaj stuhie bore, e cila ka potencial të jetë historike edhe për rajonin e Buffalo-s, ku bora e madhe është normë gjatë muajve të dimrit, shkruan Abcnew.al.
Dhe reshjet e forta të borës pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.