Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se reduktimet e energjisë elektrike kanë filluar që në muajin nëntor , përcjell InLajmi.
Mustafa tha se cili është plani i qeverisë për ta nxjerrë nga kriza energjetike vendin, pasi që sipas tij, reduktimet do të jenë edhe më të mëdha gjatë muajve në vazhdim
Ai tha se është vetëm mesi i nëntorit dhe reduktimet e energjisë elektrike tani veç kanë filluar, veçanërisht jashtë qendrave urbane. Çka pritet në dhjetor, janar dhe shkurt?
Mustafa i është drejtuar qeverisë duket i pyetur se a do të shpenzojnë edhe dhjetëra miliona euro tjera pa e rritur kapacitetin gjenerues as edhe një kW?”.
Postimi i plotë i tij:
Është vetëm mesi i nëntorit dhe reduktimet e energjisë elektrike tani veç kanë filluar, veçanërisht jashtë qendrave urbane.
Çka pritet në dhjetor, janar dhe shkurt?
Cili është plani i Qeverisë ta nxjerrë vendin nga kriza energjetike?
A do të shpenzojnë edhe dhjetëra miliona euro tjera pa e rritur kapacitetin gjenerues as edhe një kW? /InLajmi/