Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, në fjalën e saj në Kuvend tha se deputetët e Listës Serbe edhe sa kanë qenë në Kuvend as minimalisht nuk i kanë përfaqësuar qytetarët serbë të Kosovës, raporton InLajmi.
Kusari-Lila tha se vendi po përballet me situata të reja, dhe se në veri “burrat dhe gratë po ballafaqohen me presion dhe dhunë të vazhdueshme të projektuar dhe orkestruar nga Serbia për ta braktisur punën”.
Tutje, ajo tha se nevojat e qytatrëve serbë të Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë prioritet për deputetët e Listës Serbe që i kanë përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.
“Deputetet serbë me urdhër të Vuçiqit dorëzuan mandatet, ata edhe kur ishin këtu nuk përfaqësuan as minimalisht qytetarët, ata asnjëherë nuk adresuan nevojat dhe nuk folën për interesat e qytetarëve serbë të Kosovës”, u shpreh ajo.
Më pas Kusari-Lila iu drejtua qytetarëve serbë edhe në gjuhën e tyre. /InLajmi/