Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës Melihate Tërmkolli ka hedhur kritika të ashpra për kryeministrin e vendit Albin Kurti, përcjell InLajmi.
Tërmkolli tha se Kurti po bënë politikë anti-Kosovë dhe se i njëjti i ka mashtruar shumë shqiptarë të Kosovës për bashkimin me Shqipërinë.
Tërmkolli ka akuzuar Kurtin se po mbanë të fshehur marrëveshjen me Serbinë.
Postimi i plotë i saj:
Albini, po don me falë krejt Kosovën, jo veç një pjesë të saj!
Se ke bërë politika anti-Kosovë e ka dëshmuar shumë herët, por intensivisht, për më se një dekadë. Tani kur është në krye të Qeverisë së Kosovës, po e sheh që “e ka shansin” ta zbatojë atë politikë në praktikë.
I ka mashtruar shumë shqiptarë (euforikë!) të Kosovës, për bashkim me Shqipërinë, të cilët tani po i quan “kosovaristë”( me gjuhën e këshilltarëve të tij), derisa erdhi në pushtet dhe vetëm atëherë “e pa” se nuk po lejonte Kushtetuta bashkimin!
Tani kur në tavolinë e ka propozim-modelin për bashkim të sërishëm me Serbinë, jo veç e mbanë fshehtë nga publiku, por as nuk e çelë gojën.
Po pret derisa propozim-modeli të “ngurtësohet” që të mos mund ta lëvizë kush më.
No pasaran Albin! No pasaran!/InLajmi/