Të shtëna armësh raportohet se janë dëgjuar para pak çastesh afër objektit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Sipas një raportimi të mediumit “Indeksonline”, të pranishëm janë edhe forcat e Policisë së Kosovës.
Deri më tani nuk raportohet për viktima apo edhe të plagosur. Ajo që dihet tani është vetëm se aty pari ka pasur gjuajtje me armë zjarri.
