Këngëtari me famë botërore, Harry Styles e ka shtyrë koncertin në Çikago, transmeton InLajmi.
Data e parë e koncertit “Love on Tour” të Harry Styles u shty.
Vetëm disa orë para se të dilte në skenë për të parën nga 6-të koncertet e tij në United Center të Çikagos, Harry Styles e vonoi shfaqjen për shkak të sëmundjes brenda grupit dhe ekuipazhit të turneut të Harry’s House.
Ekipi njoftoi se ky koncert do të zhvillohet më 10 tetor, shkruan E.News.
The United Center konfirmoi se të gjitha biletat për shfaqjen e së enjtes do të vlejnë për të hënën. /InLajmi/