Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënsit ka reaguar edhe partia opozitare e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhëmrin e Kosovës, sipas së cilës ky vendim i qeverisë ka shkelut të gjitha ligjet në fuqi, përcjell InLajmi.
Më tutje në regimin e AAK-së thuhet se Qeveria Kurti i ka mashtruar njerëzit, duke i gënjuer dhe duke u sjellur me arrogancë, duke vazhduar tash edhe me ndëshkimin e atyre që nuk mendojnë si ajo.
AAK i jep përkrahje greviste duke thënë se nuk do të ndalen së kundërshtuari vendimin skandaloz të mos ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit
Njoftimi i plotë nga Aleanca për Ardhërin e Kosovës:
Vendimi i qeverisë për të penalizuar mësimdhënësit grevistë është të paktën skandaloz. Duke shkelur të gjitha ligjet në fuqi, qeveria e mashtrimit, gënjeshtrës, injorancës dhe arrogancës, përpos sjelljeve të panatyrshme për një qeveri gjatë grevës, ajo ka vazhduar me ndëshkimin e atyre që nuk mendojnë si ajo.
Shtypja e atyre që mendojnë ndryshe, është cilësi e regjimeve autokratike e diktatoriale. Kjo ndodh në Kosovë, pasi që i tërë pushteti ndodhet në dorën e një njeriu.
Qeveria e cila nuk ka realizuar as 5% të planit të punës e as 3% të investimeve kapitale, po kërkon armiq të brendshëm, te sindikata e opozita, te mësimdhënësit, personeli shëndetësor, administrata publike, Policia e zjarrfikësit.
Por populli i Kosovës nuk është i verbër. Ai e sheh dhe e vuan në kurriz degradimin ekonomik, krizën energjetike dhe ngritjen enorme të çmimeve. Ata e shohin në veprim qeverinë që punësoi familjarët, kapi bordet, e që korrupsionit i dha model e formë të re.
Mësimdhënësit grevistë, e kanë përkrahjen tonë dhe zotimin tonë që nuk do të ndalemi së kundërshtuari këtë vendim jonjerëzor, e nëse në këtë mandat nuk do të kemi mundësi e numra që të ndryshojmë diçka për të mirën e tyre, atëherë qeverisja e ardhshme e Aleancës, do të kompensojë secilin, ashtu siç kemi kompensuar gjatë mandatit tonë edhe mësuesit e viteve ’90të. /InLajmi/