Skuadra e Manchester United është mposhtur 6:3 nga Manchester City, në një ndeshje ku Cristiano Ronaldo qëndroi në stol.
Pas ndeshjes, Ten Hag u pyet pse nuk e inkuadroi Ronaldon në pjesën e 2-të, kur skuadra ishte 4:0. Përgjigja e tij ishte e qartë.
“Nuk e inkuadrova për shkak të respektit për karrierën e tij të madhe”, ka thënë Ten Hag, shkurtimisht.
Ten Hag inkuadroi emra si Anthony Martial, Fred, Casemiro e Shaw, por jo edhe Ronaldon, përcjell lajmi.net.
Zgjedhja e tij megjithatë duket se u mendua pozitivisht për portugezin.