Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në Kuvendin e Kosovës të enjten ka folur për krizën energjetike në Kosovë, raporton InLajmi.
Rizvanolli ka thënë se qytetarët duhet t’i izolojnë shtëpitë përpara se të ftohet moti dhe se duhet të ndërrohet edhe mënyra e ngrohjes.
“Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”, ka thënë ministrja Rizvanolli. /InLajmi/