Ish-presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, së bashku me 3 ish-presidentët e Shqipërisë Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko, përcjell InLajmi.
Pacolli tha se qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që tani po mbahen pafajësisht në paraburgim.
Postimi i plotë i tij:
Sot së bashku me 3 ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko, vizituam në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së. Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që tani po mbahen pafajsisht në paraburgim dhe mbështetjes se tyre në përballjen me padrejtësine që po u bëhet. /InLajmi/