Numri i viktimave është rritur në 9 ndërsa numri i të plagosurve në 32 nga sulmet e Iranit në selitë e partive kurde Komele-s, KDP dhe PAK në veri të Irakut.
Ministri i Shëndetësisë i Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut (IKRG), Saman Barzanji tha se numri i të vdekurve është rritur në 9 ndërsa numri i të plagosurve në 32 në sulmin e Iranit ndaj selisë Komele, IKDP dhe AKP në veri të Irakut.
Duke thënë se shumica e të plagosurve që janë dërguar në spitalet e Erbilit janë në gjendje të rëndë dhe trajtimi i tyre vazhdon, Barzanji tha se numri i të vdekurve mund të rritet.
Irani njoftoi se selitë e organizatave Komele, KDP dhe PAK në veri të Irakut ishin goditur me raketa dhe dronë (UAV).
Ministri i Shëndetësisë i IKRG-së, Barzanji ka njoftuar se në sulmet e Iranit kanë humbur jetën 7 persona ndërsa 24 të tjerë janë plagosur.
Sulmi i 3-të në javën e fundit
Ky ishte sulmi i 3-të në javën e fundit në selinë e organizatave anti-qeveritare në veri të Irakut.
Më 24 shtator, Irani kishte goditur me zjarr artilerie selitë e Komele dhe IKDP në veri të Irakut.
Ushtria e Gardës Revolucionare e Iranit akuzoi Komele-n dhe KDP-në se dërguan grupe të armatosura dhe sasi të mëdha armësh në rajonet kufitare për të shkaktuar kaos, teksa kishin nisur protestat në vend për vdekjen e Mahsa Aminit. Para disa ditësh Irani sulmoi pozicionet e grupeve në fjalë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komele, KDP dhe PAK, të cilat konsiderohen si “organizata terroriste” nga Irani, prej vitesh janë strehuar në kampe në rajonet nën kontrollin e IKRG-së.